Asistent/e Administrativ/e - Recepsionist/e

Deri më: 28.08.2025

Prishtinë

KiKxxl & evroTarget LLC është kompani me fokus të veçantë në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse në fushën e Customer Service. Kompania jonë në Prishtinë, Gjilan dhe Pejë për momentin numëron rreth 900 të punësuar. Misioni ynë është të bëhemi punëdhënësi më i besueshëm në fushën e kujdesit ndaj klientit. Për të arritur këtë, ne ofrojmë kushte të mira për punë, ambient të këndshëm e të rehatshëm, paga të mira dhe në kohë, mundësi për zhvillim profesional. Kjo gjë na ka ndihmuar gjatë gjithë këtyre viteve që operojmë në këtë fushë, që vazhdimisht të zgjerohemi dhe në këtë mënyrë të përmbushim qëllimin tonë kryesor, që është krijimi i sa më shumë vendeve të punës në vendin tonë.

Andaj, ne po kërkojmë një person të besueshëm dhe proaktiv që t’i bashkohet kompanisë sonë si Asistent/e Administrativ/e - Recepsionist/e.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

         Mirëpret vizitorët e kompanisë me profesionalizëm dhe ngrohtësi.

         Siguron funksionimin efektiv të pritjes duke punuar si pjesë e ekipit, duke vepruar si pika e parë e kontaktit për kompaninë.

         Përkujdesja për korrespondencën zyrtare dhe elektronike.

         Menaxhon ridrejtimin e thirrjeve dhe mesazheve në mënyrë efikase.

         Kujdeset për zonën e pritjes dhe sigurohet se zona e recepsionit të jetë e pajisur me broshura, formularë si dhe kartela të hyrjes për vizitorët.

         Asiston në caktimin e mbledhjeve, takimeve si dhe konferencave në mes stafit të kompanisë e edhe vizitorëve dhe gjithashtu bënë caktimin e sallave.

         Asiston vizitorët në takimet e tyre me ekipin menaxherial si dhe mbanë evidencë mbi vizitat dhe kohën e takimeve.

         Organizon udhëtime brenda dhe jashtë vendit duke bërë rezervimin e biletave dhe akomodimit për stafin.

         Organizimi dhe menaxhimi i orarit të takimeve për stafin dhe menaxhmentin e lartë.

         Bënë kryerjen e detyrave shtesë si i janë përcaktuar nga stafi menaxherial.

Kualifikimet dhe aftësitë:

         Diplomë Universitare;

         Përvojë e mëparshme si Asistent/e Administrativ/e – Recepsionist/e është e preferueshme;

         Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën angleze. Njohuria e gjuhës gjermane përbën avantazh;

         Shkathtësi të shkëlqyera organizative, aftësi për të prioritizuar, për të menaxhuar me detyra të ndryshme në të njëjtën kohë duke mbajtur përqendrim maksimal në detaje dhe afatet kohore;

         Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorë dhe partnerë;

         Etikë pune e lartë dhe aftësi për të ruajtur informacionin e rëndësishëm të biznesit me konfidencialitet.

         Njohuri të avancuara në përdorim të Microsoft Office dhe platformave sociale.

 

Lokacioni: Prishtinë

Formulari i Aplikimit

Për të aplikuar të lutem plotëso fushat e mëposhtme!

Asnjë dokument i zgjedhur

Benefitet tona për ty

Pagë e kënaqshme

Ofrimi i pagës konkurruese dhe të kënaqshme për të siguruar motivim dhe kënaqësi për punonjësit tanë.

Bonuse

Përkushtimi dhe arritjet tua shpërblehen me bonuse atraktive.

Sigurim shëndetësor

Sigurimi shëndetësor i mbuluar nga kompania, për t'u kujdesur për mirëqenien dhe shëndetin e punonjësve tanë.

Kontratë afatgjatë

Përfito kontratë pune afatgjatë që të ofron siguri dhe qëndrueshmëri në karrierën tënde.

Trajnime profesionale

Mundësi të trajnimeve të vazhdueshme profesionale për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë tua.

Mundësi për avancim në karrierë

Mundësi të shumta për rritje dhe zhvillim të karrierës tënde brenda kompanisë.

Bashkëpunim ekipor

Krijimi i një mjedisi mbështetës dhe të motivuar për të promovuar punën ekipore dhe suksesin e ekipit.

Relax Room

Relax Room ju ofron punonjësve tanë një vend për t'u çlodhur dhe rifreskuar gjatë ditës së punës.

Dëshmitë

Çfarë thonë Punonjësit tanë për ne.

Të jesh me më të mirët

Rifadije Mavriqi

Workforce Manager

evroTarget si një Familje

Bardh Mehmeti

IT Manager

Vendi i Përsosur

Adelinë Kadriu Zeka

HR Manager

Një vend mikpritës

Gentian Hyseni

Finance Manager

Kompani që të vlerëson

Enes Bullaku

Graphic Designer

Ekip mbështetës dhe bashkëpunues

Aorsa Hoti

Marketing Officer

Super vend i punës

Brikena Loci

Location Manager

Procesi i Aplikimit

Aplikimi

1

Fillimi i procesit të aplikimit është përmes aplikimit online, përmes email-it apo paraqitjes personale në zyret tona. Të gjitha pozitat e lira janë të publikuara në portalin tonë të punës. Të lutem plotësoje formularin e aplikimit – procedura zgjat rreth dy minuta dhe mund të hapë rrugën për një punë në kompaninë KiKxxl & evroTarget L.L.C. Çdo aplikim është i rëndësishëm dhe shqyrtohet me kujdes nga ekipi ynë profesional.

Intervista

2

Ti do të ftohesh për një takim intervistues me synimin që të kuptojmë më shumë informata në lidhje me shkathtësitë tua dhe për mundësitë e punësimit në kompaninë KiKxxl & evroTarget L.L.C. Gjatë këtij takimi të lutem ndjehu i lirë në komunikim dhe përshkruaje veten dhe shtro pyetjet tua për temat që të interesojnë: për pozitën, mundësitë për zhvillim në karrierë ose edhe për historinë dhe vizionin e KiKxxl & evroTarget L.L.C. Intervista do të zhvillohet gjatë një takimi në zyrat e kompanisë apo edhe online. Jemi të lumtur të takohemi me ty.

Kontrata dhe Pranimi në Punë

3

Mirësevjen në ekip! Pas takimit intervistues ty do të kumtohet lajmi për pranim në punë ose jo dhe nëse të bëhet një ofertë pune ty do të shpjegohen kushtet e kontratës më në detaje dhe do të ofrohet kontrata e punës për nënshkrim. Pas nënshkrimit të kontratës së punës pason faza e orientimit me që rast zyrtari nga Departamenti i Burimeve Njerëzore do të njoftojë me personat përgjegjës në projektin / departamentin ku ti do të punosh dhe ata pastaj do të mësojnë gjithçka që duhet të dish për KiKxxl & evroTarget L.L.C. dhe ambientin tënd të ri të punës.

Ende nuk ke aplikuar?

Mos e humb këtë mundësi të shkëlqyer për të avancuar karrierën tënde! Kliko më poshtë, plotëso formularin e aplikimit dhe bëhu pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm.

Apliko Tani!

Rreth Kompanisë

KiKxxl & evroTarget L.L.C. është themeluar në vitin 2017 pas një bashkëpunimi me kompaninë e cila është shpallur si punëdhënësi më i mirë në Gjermani për vitin 2017 dhe 2018, respektivisht me kompaninë KiKxxl GmBH! Fushëveprimtaria kryesore e kompanisë është perkujdesi për klientë, duke ofruar shërbime outsource për kompanitë gjigante evropiane të sektorit energjetik, të transportit dhe lëmive tjera të shumta.

1000+

Punonjës

20+

Projekte

50+

Aktivitete

Image 1
Image 2
Image 3
Image 4
Image 5
Image 6
Image 7
Image 8
Image 9

A ke pyetje?

Na Kontakto

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që ke rreth nesh.

Nr. i Telefonit

+383 49 972 024

+383 49 972 025

E-mail

hr@kikxxl-evrotarget.com

info@kikxxl-evrotarget.com

Lokacioni

Rr. Shaqir Igrishta, Prishtinë, Kosova 10000

Na ndiq: